fbpx

Zyrtare: Perisic prezantohet te Bayern Munichu

Zyrtare: Perisic prezantohet te Bayern Munichu

Ivan Perisic ka kompletuar kalimin e tij nga Interi te Bayern Munichu, në formë të huazimit.

Anësori kroat, Ivan Perisic, është lojtari më i fundit që i është bashkuar kampionëve të Bundesligas.

Me këtë marrëveshje ai do të jetë i huazuar për një sezon, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Para se të kalonte te Interi në vitin 2015, Perisic kishte luajtur në Bundelsigë, për VfL Wolfsburgun e Borussia Dortmundin.

Ai me Dortmundin në 2012-tën fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, derisa me Wolfsburgun e fitoi kupën në vitin 2015.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani. Bayerni është një ndër klubet më të mëdha në Evropë. Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë e në DFB Cup, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha ai pasi e nënshkroi kontratën të hënën mbrëma, pasi i kalo me sukses testet mjekësore.

Bayerni ishte në nevojë të një futbollisti anësor, pas largimeve të Franck Ribery e Arjen Robben. /Insporti.com/