Zyrtare: Pochetino trajner i PSG-së

Zyrtare: Pochetino trajner i PSG-së

Tashmë është zyrtare. Maurizio Pochetino kthehet në detyrë pas gati një viti pushim dhe do të drejtojë kampionët e Francës, PSG-në, njofton Insajderi.

Lajmi u konfirmua nga klubi parizien në faqen zyrtare nëpërmjet një videoje të shkurtër ku ka zgjedhur një nga golat e tij argjentinasit në kohën kur luante për PSG-në në vitet 2001-2003.

Pochetino zëvendëson në stol Thomas Tuchel-in. Argjentinasi 48 vjeçar u bë i famshmë në periudhën kur drejtoi Tottenham-in në vitet 2014-2019 duke arritur të sigurojë pjesëmarrjen për herë të parë të skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke e dërguar edhe në finale. /Insajderi.com