ZYRTARE: Prishtina huazon mbrojtësin e Hajdukut

ZYRTARE: Prishtina huazon mbrojtësin e Hajdukut

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U21, qendërmbrojtësi i lindur në Krushë dhe ish-anëtari i Lirisë së Prizrenit i transferuar në Hajduk para dy vitesh, Lumbardh Dellova është huazuar tek klubi i Prishtinës, njofton Insajderi.

Dellova, 21 vjeç, i lindur më 01.01.1999, ka qenë pjesë e rregullt të 18-së së parë së skuadrës së njohur kroate, Hajduk. Me Hajduk II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e pare, por ai nuk ka arritur të integrohet në ekipin A, aty ku ai I kishte synimet, prandaj edhe është kthyer në Kosovë, për të shtuar përvojën e tij.

Vet lojtari ka deklaruar se ai është kthyer këtu, me synim që të rifitojë vetëbesimin dhe formën e tij, në mënyrë që të “pushtojë” prapë arenën ndërkombëtare.

“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve.”, tha fillimisht Dellova

“Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e rinovuar kundër Anglisë U21”, përfundoi Dellova për faqen zyrtare të Prishtinës./Insajderi.com.