Zyrtare: Roma rikthen El Shaarawy-n

Zyrtare: Roma rikthen El Shaarawy-n

Roma ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e saj më të re, duke rikthyer në shtëpi Stephan El Shaarawy-n, njofton Insajderi.

Sulmuesi italian rikthehet të veshë fanellën e skuadrës kryeqytetase pas një viti e gjysmë, nga ku u largua në destinacion Kinën për të luajtur me skuadrën e Shangai Shenhua.

Këtë lajm e ka bërë publike skuadra e Romës në faqen e saj zyrtare me anë të një komunikate.

El Shaarawy do të mbajë veshur fanellën me numër 92, numër që kishte edhe herën e kaluar kur ishte pjesë e Romës. /Insajderi.com