Zyrtare: Shërohet personi i parë me COVID-19 në Kosovë

Zyrtare: Shërohet personi i parë me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se zyrtarisht është shëruar personi i parë me koronavirus në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Gazeta Insajderi.

“ Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Vitia.

Mirëpo përveç këtij lajmi të mirë ministri Vitia ka treguar se “Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv”.

Gazeta Insajderi ka zhvilluar një intervistë me të shëruarin, më poshtë mund ta shikoni të plotë intervistën: /Insajderi.com

Vetëm në Insajderi: Rrëfimi i qytetarit të parë të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë