Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me Jan Palokaj

Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me Jan Palokaj

Sigal Prishtina së fundmi ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistin e talentuar, Jani Palokaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga kryeqyteti përmes rrjetit një postimi në rrjetin social “Facebook”

Prishtina ka vazhduar me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi njoftuan të mërkurën për transferimin e dy vëllezërve, Lejson dhe Jetmir Zeqiri, bardhekaltrit gjatë së enjtes kanë njoftuar edhe për transferimin e ri.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin nga Kroacia, Jani Palokaj i cili do të ndihmoj kryeqytatisit në përmbushjen e objektivave për edicionin e ardhshëm.

Përforcimi më i ri i Prishtinës është reprezentues i Kombëtares së Kroacisë, ndërsa edicionin e kaluar me skuadrën e Zadarit kishte fituar Kupën e Kroacisë dhe Ligën./Shqip.com