Zyrtare: Tottenham transferon ish lojtarin e Bayern Munich

Zyrtare: Tottenham transferon ish lojtarin e Bayern Munich

Ekipi nga Londra, Tottenham, ka njoftuar se ka arritur transferimin e mesfushorit, i cili mund të luaj edhe në mbrojtje, Pierre-Emile Hojbjerg.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë transferimin e Pierre-Emile Hojbjerg nga Southamptoni. Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe do të bartë fanellën me numër pesë”, thuhet në konfirmimin e Tottenhamit, transmeton Insajderi.

Hojbjerg, ishte transferuar nga Bayern Munich tek Sauthampton, nga ku ka rënë në sy të Jose Mourinho-s dhe është blerë nga Tottenham.

MUNICH, GERMANY – NOVEMBER 05: Pierre Emile Hojbjerg of Muenchen runs with the ball during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Munchen and AS Roma at Allianz Arena on November 5, 2014 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Transferimi i tij, thuhet se ka kushtuar rreth 15 milion euro, plus bonuset./Insajderi.com.