Zyrtare: United “blindon” mesfushorin e tyre

Zyrtare: United “blindon” mesfushorin e tyre

Manchester United, ka nënshkruar kontratë të re me mesfushorin 31 vjeçar, Nemanja Matic që e mbanë atë në Old Trafford deri në vitin 2023.

Me ardhjen e Solskjaer, mendohej se Matic kishte afër përfundimin e karrierës së tij tek United dhe se afati kalimtar i janarit, do të ishte mundësia e tij për të ikur nga klubi anglezë. Por, lëndimet e Paul Pogba e Scott McTomninay e kishin rikthyer atë në formacionet e Solskjaer, duke i dhënë mundësi që të dëshmojë se meriton të luaj për United. Këto mundësi i ka shfrytëzuar për mrekulli Matic, duke arritur të bind menaxherin qe të propozojë kontratë të re për të, shkruan Sky Sports, transmeton Insajderi.

“Unë jam shumë i lumtur që do të vazhdojë të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm” tha i gëzuar Matic. “Unë ndjejë se kamë akoma shumë për të dhënë dhe jam i lumtur që do të jem në gjendje ta bëjë këtë për klubin e Manchester United” deklaroi Matic.

“Unë jam shumë i lumtur që Matic ka zgjatur kontratën e tij me neve. Ai ishte këtu në tre vitet e fundit dhe e kupton se çfarë do të thotë të jesh pjesë e këtij klubi dhe historisë së tij” tha Solskjaer në konferencën e nënshkrimit të kontratës./Insajderi.com