Zyrtare: Viktor Kuka lojtar i Feronikelit

Zyrtare: Viktor Kuka lojtar i Feronikelit

Viktor Kuka, është lojtari më i ri i transferuar nga klubi i qytetit të Drenasit, Feronikeli.

Njoftimin e ka bërë vet faqja e klubit, duke treguar rezymenë e lojtarit dhe duke shprehur gëzimin e tyre për këtë transferim, transmeton Insajderi.

Kuka, ka ardhur si lojtar i lirë nga klubi i Ferizaj-t, pasi këta të fundit nuk mbijetuan në elitën e futbollit kosovar.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicie të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit./Insajderi.com.