ZYRTARE: Visar Bekaj transferohet në klubin e Tiranës

ZYRTARE: Visar Bekaj transferohet në klubin e Tiranës

Tanimë ish portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, është transferuar tek skuadra e madhe e Tiranës, në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Tiranës, përmes faqes së tyre në Facebook.

Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato. Klubi ka arritur blerjen e kartonit të portierit të suksesshëm të Prishtinës. Me një karrierë të pasur brenda superiores Kosovare, si edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, 23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe vjen si gardiani i portës bardheblu për tre vitet e ardhshme. I bindur se do të japë maksimumin e tij për fanellën e re që do të mbajë veshur, Bekaj bëhet pjesë i ekipit më të madh dhe më të titulluar në vend”, thuhet nw njoftimin e tyre, transmeton Insajderi.

Klubi i Prishtinës, për portierin Bekaj, ishte në bisedime po ashtu edhe me dy skuadra të tjera më të mëdha se Tirana, ajo e Kasimpasen apo Mjallbyn por që dështuan të arrijnë marrëveshje me to./Insajderi.com.