Timo Werner është futbollisti më i ri i ekipit anglez Chelsea, njofton vet klubi në ueb sajtin zyrtar.
24 vjecari ka nënshkruar kontratë me ‘blutë’, nga ekipi gjerman RB Leipzig është larguar për një shumë prej rreth 53 milion euro.
Werner do ti luaj edhe dy ndeshje në Bundesliga me Leipzig, më pas në korrik pas kontrolleve mjekësore, do të bashkohet me shtëpinë e tij të re, Chelsea.
‘Jam i lumtur që po firmos për Chelsea, është një moment krenarie për mua që po bashkohem me këtë klub të shkëlqyeshëm. Sigurisht që dua të falënderoj RB Leipzig dhe tifozët, për katër vjet fantastike. Do ti kem gjithmonë në zemrën time. Mezi pres sezonin e ardhshëm me shokët e mi të ri të ekipit, menaxherin tim të ri dhe natyrisht tifozët e Chelsea. Së bashku kemi një të ardhme të suksesshme. ‘
32 gola dhe 13 asistime ka bërë në 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Futbollisti gjerman te skuadra e re mendohet që do të përfitoj nga 190 mijë euro në javë, kurse kontrata besohet që është nënshkruar për pesë vjet.
/Insajderi.com/
Blues fans, @TimoWerner has a message for you!
(Thanks for the video, @RBLeipzig_EN! 👊) pic.twitter.com/DzbmbF83wq
— Chelsea FC (at 🏡) (@ChelseaFC) June 18, 2020