Zyrtare: Wolves nënshkruan për 30 milionë euro me mbrojtësin e Barcelonës

Zyrtare: Wolves nënshkruan për 30 milionë euro me mbrojtësin e Barcelonës

Wolves ka nënshkruar me Nelson Semedon nga Barcelona për mbi 30 milionë euro, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Çmimi mund të rritet edhe më shumë dhe shuma finale pritet të mbërrijë në 40 milionë pas bonuseve dhe përfitimeve të tjera nga kontrata.

Barca e konfirmoi shitjen e Semedos përmes sajtit të tyre zyrtar sot, e mërkure.

“Barcelona dhe Wolverhampton Wanderers kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Nelson Semedo”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll./Insajderi.com