Zyrtarët e Listës serbe e mbajnë në fanella Radojiçiqin të kërkuarin për rastin Ivanoviq

Zyrtarët e Listës serbe e mbajnë në fanella Radojiçiqin të kërkuarin për rastin Ivanoviq

Zyrtarët e Listës Serbe gjatë takimit më këngëtaren serbe Ceca kanë pasur veshur fanella me fytyrën e të kërkuarit Milan Radojiçiq i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Fytyra e Radojiçiq  ishte e vendosur në hartën e Kosovës me një prapavijë të  flamurit serb.

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës (NJSI),  gjatë operacionit të zhvilluar në Veri të Kosovës para disa javësh, pas arrestimit të katër persona kishin bastisur edhe  shtëpinë  e tij mirëpo i njëjti kishte ikur një ditë më parë nga Kosova.