Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës mbarojnë trajnimin në SHBA

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës mbarojnë trajnimin në SHBA

Një grup i zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës sot kanë përfunduar trajnimin dyjavor  me temën “Inteligjenca e Burgjeve”.

Ky trajnim u mbajt në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të SHBA-së.

SHKK me anë të një njoftimi për media bënë të ditur se ky trajnim u mbajt si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Law (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.​