
Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë shkuar për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë në mënyrë misterioze.
Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashmë janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.
“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com