Keqpërdorimi i veturave zyrtare nga zyrtarët qeveritar është bërë dukuri e shpeshtë.
Në një foto shihet se si dy veturë zyrtare janë parkuar pranë plazhit në Durrës, sot gjatë ditës, shkruan Insajderi.
Rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Shumë zyrtarë punët private i kryejnë me këto vetura, bartin gjësende të ndryshme dhe shëtisin nëpër vendet turistike.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët qeveritar keqpërdorin veturat zyrtare për qejfe personale.