Zyrtari i LDK-së, Besart Dreshaj, ka thënë se në këtë periudhë zgjedhjesh, qytetarët e Istogut do të shohin injorantë duke tentuar të mashtrojnë e grabisin për votë, shkruan Insajderi.
Dreshaj përmes Facebook ka shkruar grabitja e votës nuk do të ndodhë pasiqë ai është aty dhe do t’iu troket në çdo derë për të ndarë ‘të bardhen nga e zeza’.
“I porosis ata, më mirë qēndroni në Prishtinë, sepse pas dy vitesh harresë s’keni çfarë kërkoni në Istog”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./Insajderi.com/