Zyrtari i Nismës i përgjigjet Alban Krasniqit, ia rikujton orgjitë seksuale në Vetëvendosje

Zyrtari i Nismës i përgjigjet Alban Krasniqit, ia rikujton orgjitë seksuale në Vetëvendosje

Kanë vazhduar përplasjet mes zyrtarëve të Nismës dhe Vetëvendosjes.

Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale, shkruan Indeksonline.

Musliu përmes një postimi në ‘Facebook’, ia ka rikujtuar orgjitë seksuale në Vetëvendosje.

“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtorëve të QNR-së në procesin e rinumërimit.