
Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka ironizuar me kryetarin e kryeqytetit dhe të PSD-së, Shpend Ahmetin.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli duke përdorur tituj ‘bombastikë’ të portaleve që synojnë nxitjen për t’i lexuar artikujt e tyre ka pyetur: Kush është studenti i Harward’it – që po e “dridh” Serbinë.
Gjithnjë me ironi, Cakolli thotë se ndihet me fat që iu ka dhënë mundësia të jetojë në kohën e qeverisjes së Shpend Ahmetit.
Bujar Cakolli aludon me komentin e tij edhe në bashkëngjitjen e Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Sërish duke u tallur me kreun e kryeqytetit, Cakolli përdor një refren të një luftëtari të ISIS-it nga Kosova, i cili betohej për “ditë të zeza” për jobesimtarët.
Ditë të zeza, sipas ironisë së zyrtarit të PDK-së, po vijnë për Serbinë.
Kush është studenti i Harward'it – që po e "dridh" Serbinë ?Sigurisht, të gjithë jemi dëshmitarë të senzacionit…
Posted by Bujar Cakolli on Monday, 24 December 2018