Zyrtari i PSD-së: LDK është si zvarranik, veç po e ndërron ngjyrën

Zyrtari i PSD-së: LDK është si zvarranik, veç po e ndërron ngjyrën

Anëtari i Partisë Social Demokrate, Adonis Tahiri, i cili njëherësh mbanë pozitën e drejtorit të Inspekcionit në Prishtinë, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, shkruan Insajderi.

Tahiri përmes Facebook ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë si kamelon, duke e ndërruar vetëm ngjyrën. Ai ka thënë se kjo parti edhe këtë herë po tenton ta bëjë të njëjtën gjë.

“E veçanta tjetër e zvarranikut kameleon është që sheh në të njëjtën kohë në dy drejtime të ndryshme. Saktësisht si kjo parti, historikisht”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com/