Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, ka akuzuar mediat në Kosovë për siç i ka etiketuar ai lajme provokative lidhur me gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë, shkruan Insajderi
Fillimisht Aksoy është shprehur nervozuar lidhur me protestën e mbajtur para ambasadës së Turqisë në Prishtinë.
“Fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO, edhe njëherë është duke iu shfaqur botës pas veprimeve të ndërmarra kundrejt Turqisë dhe përfaqësive të saj në Kosovë”, ka thënë ai.
Më tej Aksoy ka thënë mediat kosovare janë duke dhënë lajme provokative se gylenistët gjenden në ambasadën turke në Prishtinë, teksa ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e tillë.
“Lajmet provokative në media në lidhje me atë se personat të dëbuar nga Kosova gjenden në ambasadën tonë në Prishtinë të cilat kanë synim ambasadën dhe punonjësit e ambasadës në krye me ambasadoren janë të pabazuara. Fuqishëm hedhim poshtë dhe dënojmë manipulimet e tilla me qëllim keq të mediave”, u shpreh Aksoy.
Kujtojmë se gjashtë gylenistët janë arrestuar të enjten në Kosovë. Për dy ditë me radhë nuk kishte asnjë konfirmim nëse gylenistët gjendën në Kosovë apo janë deportuar në Turqi.
Familjarët e gylenistëve të arrestuar kishin qëndruar për dy ditë me radhë para aeroportit “Adem Jashari” duke pretenduar se të afërmit e tyre gjenden aty./Insajderi.com