Zyrtari i Vetëvendosjes tregon kur do të arrihet marrëveshja VV-LDK

Zyrtari i Vetëvendosjes tregon kur do të arrihet marrëveshja VV-LDK

Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes, ka thënë se koalicioni Vetëvendosje-LDK do të ndodhë brenda kësaj jave.

“Brenda javës do të kemi rezultatet e para të këtij koalicioni”, ka thënë Sveçla në një intervistë për Insajderin.

“Brenda afateve ligjore, ne do ta kemi një koalicion efektiv me LDK-në që të udhëheqim me Kosovën – jo vetëm një madat”.

“Ky koalicion duhet të jetë efektiv në arritjen e aspiratave për qytetarët”.

Ndryshe Insajderi javën e kaluar ka mësuar se tashmë ministritë mes VV dhe LDK-ës janë ndarë.

LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ekskluzive: Kështu u ndanë ministritë mes LDK-së dhe VV-së