Zyrtari i VV-së kritikon RTK-në, thotë se është në funksion të Kadri Veselit

Zyrtari i VV-së kritikon RTK-në, thotë se është në funksion të Kadri Veselit

Nuk është hera e parë për Radio Televizioni i Kosovës(RTK) kritikohet për çasjen dhe anshmërinë e saj. Në fakt, kritika të tilla dinë të japin anëtarë e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.com

Një reagim të tillë e ka bërë edhe Jusuf Ulaj, nga VV.

Ulaj në rrjetin e tij social, Facebook, ka shkruar RTK po i bënë favore vetëm subjektit politik të Kadri Veselit, PDK-së.

“Favore të këtilla RTK i bënë vetëm një subjekti politik (edhepse vetquhet publike dhe e Kosovës) – mbetet vetëm të zyrtarizon funksionin që kryen: RTPDK”, ka shkruar Ulaj.

RTK ka transmetuar kremtimin e PDK-së në mbajtjen e konventës zgjedhore brenda kësaj partie./Insajderi.com/