Zyrtari i lartë i BE-së shkruan për misionin e dështuar të EULEX-it në Kosovë

Zyrtari i lartë i BE-së shkruan për misionin e dështuar të EULEX-it në Kosovë

Kryetari i panelit, për menaxhimin e krizave në Bashkimin Evropian, Filip Ejdus, ka shkruar për Misionin e Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX).

EULEX në Kosovë është që nga viti 2008, i cili funksionin në kuadër të kornizës së përgjithshme të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka për synim t’i ndihmoj institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë.

Mirëpo për Ejdus, ky mision nuk ka qenë shumë i suksesshëm që nga funksionimi i tij në Kosovë.

Sipas tij misioni i EULEX-it ka pasur arritje të kufizuara, raporton Insajderi.

“Pothuajse dhjetë vjet që kur u lansua, efikasiteti i EULEX-it në Kosovë ka qenë shumë i diskutueshëm. Pavarësisht disa arritjeve të kufizuara në monitorimin, këshillimin e policisë kosovare, gjyqësorit dhe doganave, si dhe në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Ejdus.

Mirëpo sipas tij objektivat më të rëndësishme të EULEX-it nuk janë arritur.

“Objektivat më të rëndësishëm të mandatit të EULEX-it nuk janë arritur. Misioni ka punuar për të bërë një përmirësim substancial në sundimin e ligjit të Kosovës por ka humbur mundësinë që të sjellë para drejtësisë autorët kryesorë të krimeve të luftës dhe korrupsionit të madh”, shkruan tutje Ejdus.

Ndër tjerash ai shkruan se qeveritarët kanë humbur besimin tek misioni i EULEX-it, për shkak të skandaleve të korrupsionit.

“Nga ana tjetër, autoritetet vendore dhe publiku i gjerë kanë pasur një nivel të rënies të besimit në EULEX jo vetëm për shkak të neutralitetit të statusit të misionit, por edhe për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe mungesës reale dhe të arrogancës kontekstuale”, ka shkruar Kryetari i panelit, për menaxhimin e krizave në Bashkimin Evropian, Filip Ejdus.

Njëri prej kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët, është luftimi i korrupsionit dhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. /Insajderi.com

Skandal në drejtësi: Zyrtari i lartë i EULEX-it detyron gjyqtaren ta ndryshojë vendimin