fbpx

Zyrtari ukrainas i akuzuar për sulm me thartinë ndaj aktivistes

Një zyrtar i lart rajonal i Ukrainës është akuzuar për organizim të sulmit me thartinë prej të cilit ka vdekur aktivistja kundër korrupsionit Katerina Gandzyuk, ka thënë prokurori shtetëror i Ukrainës Jury Lucenko.

Zyrtari ukrainas i akuzuar për sulm me thartinë ndaj aktivistes

Lucenko ka pretenduar se kryetari i parlamentit i rajonit Herson Vladislav Manger është akuzuar për organizim të vrasjes së Katerina Gandzyuk 34 vjeçe.

Një sulmues, në korrik të vitit të kaluar ka gjuajtur një litër acid sulfurik në Katerina Gandzyuk, këshilltaren e kryebashkiakut të Hersonit, e cila e kishte sulmuar korrupsionin në policinë rajonale, para banesës së saj.

Ajo pas katër muajve ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda të cilat i kishte marrë në këtë sulm çnjerëzor. Me këtë rast janë arrestuar gjashtë të dyshuar për sulm por deri tani askush nuk është arrestuar e as akuzuar për porositjen e sulmit.

Sipas ekstraktit të aktakuzës, Manger ka ushqyer urrejtje personale ndaj viktimës e cila shpesh ka tërhequr vëmendjen për prerje ilegale të pyjeve nën maskën e zjarrvënieve, në rajonin e Hersonit.

Manger ishte anëtar i partisë Batkivshchyna, e ish kryeministres Yulia Tymoshenko, tani kandidate në zgjedhjet presidenciale më 31 mars.

Ai është përjashtuar nga partia të premten, pasi u paraqitën thashethemet për përzierjen e mundshme të tij në vrasje të Gandzyukut./Insajderi.com.