Zyrtarisht Albin Kurti kandidat për kryeministër

Zyrtarisht Albin Kurti kandidat për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje përmes Këshillit të Përgjithshëm ka nominuar zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.

“Ndryshimi do të ndodhë”, ishte premtimi i Kurtit pasi mori besimin e strukturës së partisë, njofton Insajderi.

“Më 14 shkurt do të ju dërgojmë mesazh cinikëve që qytetarët e bashkuar bëjnë gjithçka të mundur. Ata kanë vendosur që LVV t’i fitojë këto zgjedhje. Ndryshimi do të ndodhë. Shteti do të hapë rrugën përpara për infrastrukturë, shkencë dhe teknologji”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se do të forcojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lideri i Vetëvendosjes ishte kritikuar nga oponentët politikë si anti-amerikan.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet. Gjithçka do të nisë me gjetjen e personave të zhdukur. Aleanca me SHBA do të forcohet. Interesat tona janë të përbashkëta në forcimin e demokracisë. Partneriteti me AHBA dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritete parësore”. /Insajderi.com