“Zyrtarisht negative”, Bora Zemani shërohet nga COVID-19

“Zyrtarisht negative”, Bora Zemani shërohet nga COVID-19

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, është shëruar nga Coronavirusi, pas disa ditësh izolim, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Instagram.

“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja, krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale.

Bora ka publikuar një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.

Kujtojmë se, Bora Zemani, aktualisht është e angazhuar si moderatore e programit të dashurisë në Top Channel, “Përputhen”.Në mungesë të Borës, emisionin e moderuan konkurrentet e “Për’puthen” Ana Kauri dhe Antonela. Ndërsa dy ditë ishin vajzat e larguara nga programi, Melisa dhe Ana Lleshi./Insajderi.com