Zyrtarizohet kalimi i Andi Zeqirit te Brighton

Zyrtarizohet kalimi i Andi Zeqirit te Brighton

Sulmuesi 21 vjeçar nga Kosova, Andi Zeqiri, është zyrtarizuar si transferimi më i ri i klubit të Brighton Hove Albion.

Transferimi tij te Brighton, ishte konfirmuar disa herë nga mediat deh së fundi nga vet babai i lojtarit, por deri sot, klubet nuk kishin zyrtarizuar ndonjë marrëveshje, njofton Insajderi.

Andi Zeqiri, pritet të luaj me skuadrën U-21, të paktën deri në muajin janar, para se të bashkohet me ekipin e parë.

Përveç klubit, Zeqiri, tani është edhe në prag të ndërrimit të kombëtares, pasi ai ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën dhe të largohet nga ajo e Zvicrës./Insajderi.com.