Unum Festival sot ka mbajtur konferencën zyr" />

Zyrtarizohet UNUM Festival nën mbështetjen e Ministrisë së Turizmit në Shqipëri

Zyrtarizohet UNUM Festival nën mbështetjen e Ministrisë së Turizmit në Shqipëri

Festivali më i ri dhe i parë në Shëngjin, Unum Festival sot ka mbajtur konferencën zyrtare për media në lokacionin e festivalit, te Rana e Hedhun ne Shëngjin.

Folës ishin ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, drejtori artistik, Mousa Caseey, drejtori i shitjes dhe marketingut, Grego O’Halloran dhe prefekti i qyteti Gjergj Prendi.

“Jemi të gëzuar që djemtë e Unum Festival kanë ardhur nga Kosova për të organizuar diçka në Shëngjin. Kjo ka shumë rëndësi për ekonominë e vendit dhe bizneset lokale. Shpresojmë që t’u ofrojmë mikpritjen e duhur që djemtë të vijnë edhe vitin e ardhshëm të vazhdojnë planin e tyre dhe të vazhdojnë pse jo, në Lezhë po edhe në vendet tjera. Kanë mundësi të zgjedhin Kroacinë e Rumaninë por zgjodhën Shqipërinë dhe për këtë duhet të jemi krenar”.

Drejtori artistik, Mousa Ceesay, ka përmendur një rast personal, gjë që thotë se e ka bërë atë edhe më të gëzuar që po jetëson një projekt të tillë në tokën shqiptare.

“Gjatë luftës në Ballkan, familja ime morri në shtëpi një familje shqiptare me mbiemrin Zeqiri dhe ne realisht u bëmë familje prej gjaku”

“Qëllimi jonë është sjellim sa më shumë artistë ndërkombëtarë bashkë me simpatizuesit e tyre dhe po ashtu, esenciale është të ngrisim dhe të punojmë me artistat lokal”

Po ashtu edhe Drejtori i shitjes dhe marketingut ka folur për festivalin.

“Vetë fakti që synojmë të sjellim se paku 7 mijë persona në vendin e juaj dhe te gjithë ata do të flenë e do të hanë në pronat e juaja tregon se sa do të ndikoj festivali jonë”.

Festivali do të mbahet në Rana e Hedhun, në qytetin e Shëngjinit, në bregun idilik shqiptar me tre faza, ku do të organizohen 60 akte ndërkombëtare dhe lokale gjatë 4 ditëve dhe 3 netëve.

Deri tash është bërë konfirmimi i 3 artisteve me famë botërore të cilët do përformojnë në UNUM festival: JOSEPH CAPRIATI, LUCIANO DHE RICARDO VILLALOBOS.

Joseph Capriati, Luciano dhe Ricardo Villalobos konfirmojnë për UNUM Festival