Zyrtarja e VV-së – ministres Hoxha: Astrit Dehari vdiq në duart e tua

Zyrtarja e VV-së – ministres Hoxha: Astrit Dehari vdiq në duart e tua

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj publikimeve që i ka bërë sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një konferencë për medie, ku akuzoheshin aktivistët e VV-së, të cilët sipas PDK-së, “kanë kapur shkollat e kryeqytetit”.

Nagavci, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Dhurata Hoxhën, e cila bëri prezantimin e dëshimeve anti-VV sot në konferecën e organizuar nga PDK-ja.

Nagavci i ka thënë Hoxhës se “po të isha si ti, nuk do mund të flija natën”. Zyrtarja e VV-së e ka akuzuar ministren në largim të Drejtësisë për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Astrit Dehari ka vdekur në Qendren e Paraburgimit në Prizren.

Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit:

Dhurata Hoxha, ministria në ikje e drejtësisë sot paska mbajtur një konferencë për media, një konferencë ku paska folur për “kapjen e shkollave të Prishtinës nga militantët e Vetëvendosjes”.

Dhurata Hoxha, do të ishte shumë e vështirë për mua të shkoj madje ndër mend se një ministre e drejtësisë gënjen e shpif publikisht, por ti tashmë e ke ngrën turpin me bukë, dhe si ish këshilltare e Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe mund të pritet kjo nga ti.

Dhurata Hoxha, dje u bënë nëntë muaj që një i ri i këtij vendi, një student shembullor, një qytetar me angazhim të pashoq për vendin e tij vdiq në duart tua. Dhurata, në kohën sa ti ishe ministre e drejtësisë Astrit Dehari u mor peng dhe u vra nga shteti që keni kapur ti, shefat e tu dhe partia që ti i takon.

Dhurata Hoxha, të isha në vendin tënd nuk do të mund të flija natën, nuk do të mund të shiqoja fëmijët e mi, se do më dilte para syve Arsa Dehari, vogëlushja që kurrë nuk do të shof babain e saj, që ja vrat ti dhe shteti që e keni krijuar, e jo të dilja në konferenca për media për të shpifur publikisht.

Dhurata, Arsa do të rritet e do të jetë krenare gjatë gjithë jetës për babain e saj! Po ti Dhurata cfarë do tu thuash fëmijëve të tu një ditë, si do të arsetosh veten tënde për papërgjegjshmërinë tënde, për veprimet, krimet e gënjeshtrat e tua?