Zyrtrari i lartë rus e pranon: Kurrë s’kemi qenë më afër luftës me SHBA-të

Zyrtrari i lartë rus e pranon: Kurrë s’kemi qenë më afër luftës me SHBA-të

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebeznja, i ka bërë thirrje SBA’ve dhe aleatëve të saj, të përmbahen nga aksioni ushtarak në Siri që pritet të nis për shkak të përdorimit të armëve kimike nga pushteti i atjeshëm, duke theksuar se “është prioritet urgjent të shmanget rreziku nga lufta”.

I pyetur nëse mendonte për luftën ndërmjet SHBA’ve dhe Rusisë, ai tha se Rusia “asnjë mundësi, fatkeqsisht nuk mund t’a përjashtojë”, transmeton GazetaMetro.net

“Kemi parë porositë që vijnë nga Washingtoni, Janë shumë luftënixitëse”, theksoi ambasadori rus.

“Rreziku nga eskalimi i situatës është më i madh se sa kur bëhet fjalë vetëm për Sirinë, sepse ushtria jonë është atje… Andaj, situata është shmë e rrezikshme”, theksoi Nebeznja.

“Ai tha se është e pa paramendueshme të ketë sulme amerikane ndaj caqeve në Siri ku janë të vendosura trupat ruse.

Rusia shpreson që në Siri nuk do të vijë deri te “pika ku nuk ka më kthim”.

Sipas fjalëve të tij, edhe vetë kërcënimi amerikan për sulm me raketa në Siri paraqet shkelje të Kartës së OKB’së.

Nebeznja tha se Rusia ka bërë thirrje për një sesion të hapur mbi Sirinë në OKB, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm.