Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për avokatin, Haxhi Çekaj i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka mashtruar një klient të tij.
Insajderi ka kuptuar nga burimet e veta se Çekaj kishte kërkuar një klienti 12 mijë euro gjoja se i duhen për të kryer një ekspertizë si dhe 40 mijë euro të tjera për t’i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.
Çekaj është avokat i mirënjohur nga Peja ndërsa rasti për të cilit është arrestuar ka të bëjë me një vrasje.
Dje Policia e Kosovës kishte arrestuar avokatin rreth orës 13:10.
“Zyrtarë Policor nga Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime te Renda, për Simulimin e Veprës se Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 335 të KPK-së dhe Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit”, kishte thënë Daut Hoxhaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës./Insajderi.com