Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë

Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar mbrëmë në Graçanicë nga dy persona të dyshuar.

Këta të fundit janë arrestuar ndërsa nën mbikëqyrjen e njësisë policore kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten rreth orës 21 e 20 minuta ende po vazhdojnë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është hapur rast për pendim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.