Ora e parë e së premtes ka filluar dhe numri i njerëzve në shesh është shtuar. Dy sheshet janë më të mbushura me njerëz, krahasuar me dy netët e tjera, por vihet re fokusi tek një grup. Aty është Albin Kurti, i cili po flet me një grup demostruesish.
U ka folur për shqiptarët, Amerikën dhe frikën nga braktisja.
Teksa një grup qytetarësh diskutonin për raportet amerikano-kosovare me shkas deklaratat e ambasadorit Greg Delawie, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thënë drejtuesve se nga përvoja e tij ka mësuar një gjë mbi këto raporte.
“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, ka thënë Kurti, 10 orë para nisjes së protestës.
Kurti bashkë me opozitën po protestojnë duke kërkuar zgjedhje të parakoshme, pasi kolacioni qeverisës ka shkelur kushtetutën kur bëri marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe dhe fali territor Malit të Zi përmes Demarkacionit. Gjithashtu nuk e duan Hashim Thacin, president, pozitë kjo që mund ta marrë qysh të premtën.
Duke e shpjeguar frikën e shqiptarëve nga braktisja amerikane, Kurti ka treguar një fabulë të një fëmije i cili nuk mendon se ka humbur në plazh por që e ka braktisur nana.
“Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Amerika. Nuk është që e dojnë por tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë”, ka thënë Kurti.
Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme, e ajo që ka ngjallur më së shumti duartrokitje është pohimi i një qytetari që i referohej Shqipërisë si shteti para Amerikës.