AAK kërkon nga qeveria të ndërpres komunikimin me Serbinë

AAK kërkon nga qeveria të ndërpres komunikimin me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa “ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”.  Kjo kërkese e AAK-së vije pasi që lideri Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Sipas AAK-së, ky urdhërarrest është i paligjshëm, dhe Haradinaj duhet të lejohet të udhëtojë i papenguar.

“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”, përfundon ky reagim./Insajderi.com