AAK: Votimet e sotme referendum për të ardhmen e Kosovës

AAK: Votimet e sotme referendum për të ardhmen e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për medie këto zgjedhje  po i cilësojnë referendum.

“Votimet e sotme i cilësojmë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime, sepse vota e tyre e përcakton fatin e vendit për katër vitet e ardhshme”, thuhet në ketë njoftim.

Më tutje në këtë njoftim sipas AAK-së zgjedhjet po zhvillohet në frymë konstruktive dhe të qeta.

“Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore”, thuhet në njoftim.

“Bëjmë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione”, thuhet në njoftim.