Adem Grabovci dëshmon në gjykimin e Fatmir Limajt

Adem Grabovci dëshmon në gjykimin e Fatmir Limajt

Ish-zëvendësi i Fatmir Limajt gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit, Adem Grabovci do të dëshmoj në gjykimin kundër tij, në rastit e njohur si MTPT.

Lajmin për Insajderin, e ka konfirmuara avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai tha se Grabovci do të jetë i pranishëm në sencën që do të mbahet në gjysmën e mujit shkurt, në cilësinë e dëshmitarit.

“Seanca e radhës për këtë rast do të jetë me 1 shkurt, ndërsa Adem Grabovci është paraparë të dëshmoj në senacën që do të mbahet me 15 shkurt”, tha Rrecaj.

Grabovci, fillimisht ishte i dyshuar, për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme në kohën sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit. Atë kohë ishte dhënë urdhëri nga gjykata për përgjime ndaj tij. Telefonatat ishin nxjerrë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.

Prokurori i EULEX-it në këtë rast kishte mbyllur hetimet për mungesë provash, mirëpo pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi, në serinë e njohur si “Dosja e Shefave”, Prokuroria Speciale ka nisur hetim të ri.

Në përgjime dëshmohej ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci hetohet për dy vepra penale: keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. /Insajderi.com