Shpend Ahmeti pretendon se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e mbështeti kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arban Abrashi, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Prishtinës.
Ahmeti ka përsëritur se Arban Abrashi nuk ishte vetëm në këtë garë, dhe se përpara e kishte gjithë qeverinë.
“Zyrtarisht ishte në koalicion me AAK-në, dhe e përkrahu edhe PDK-ja. Ishte një luftën speciale që është bërë për ta rrëzuar Vetëvendosjen në Prishtinë, sepse edhe mua më kanë thënë se nuk e kemi me ty por e kemi me Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti për KTV-në.
PDK-ja e cila gjatë kohëve të fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2013 e ka përkrahur Shpend Ahmetin kundër Isa Mustafës, gjë që sipas tyre edhe ka sjellë fitoren e Ahmetit, në këto zgjedhje ka ndryshuar qasje.
Insajderi ka siguruar një dëshmi të një grup bisede të emëruar “Kryetarët e Nëndegëve…” në platformën komunikuese në telefon “Viber” në të cilën janë sipas të gjitha gjasave të gjithë kryetarët e degës së PDK-së në Prishtinë, ka qenë sot i zënë me një angazhim. /Insajderi.com
Mobilizimi i orëve të fundit i PDK-së në Prishtinë: E kemi mundësinë historike me rrëzu Shpendin