Aleanca Kosova e Re do të përkrahë kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, në rundin e dytë të garës për kryetar të Drenasit.
Për këtë qëllim, të dy partitë kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje koalicioni.
Xhemajlaj doli i dyti në rundin e parë ndërsa përballë në balotazh do ta ketë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci.
Balotazhi në Drenas mbahet më 18 dhjetor.