Policia: Katër persona tentuan ta ndalojnë eskortën e kryeministrit

Policia: Katër persona tentuan ta ndalojnë eskortën e kryeministrit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar të cilët në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë, janë përpjekur të ndalojnë eskortën e kryeministrit të Kosovës.

Sipas policisë arrestimi është bërë rreth orës 16:00. Të arrestuarit janë E. Azemi,  20 vjeç, mashkull shtetas Kosovar,L. Isufi,  19 vjeç, mashkull shtetas Kosovar,A. Morina, 25 vjeç, mashkull shtetas Kosovar, si dhe Z. Hyseni, 30 vjeç, mashkull shtetas Kosovar.

“Këta persona nuk kanë përfillur urdhërat e policisë së trafikut, andaj për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar janë shoqëruar në stacionin  policor. Ndaj të dyshuarve policia ka inicuar rast dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për kompletimin e rastit”, thuhet në komuniaktën e Policisë.

Ndërkohë që i dyshuari Z. Hyseni ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdheres aktive nga ana e gjykatës dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit për procesim të mëpastajmë para gjykatës themelore.

Ndërkaq tre të dyshuarit e tjerë me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.