Arrestohen 8 persona të dyshuar për krim të organizuar

Arrestohen 8 persona të dyshuar për krim të organizuar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të filluar që nga muaji gusht, nën dyshimin se është kryer vepra penale, “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka arrestuar tetë persona.

Sipas njoftimit të policisë cak i kontrollit të policisë ka qenë e një kompani me seli në  Malishevë dhe gjashtë degë në Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë.

Personat e arrestuar janë, V.H lindur me 1991, F.B-1992, S.D -1990, K.H- 1989, O.K -1991, B.K-1991, A.Q-1992, I.B-  1987.Ndëresa si prova material janë sekuestruar një veturë, server dhe shumë dokumente.

Të arrestuatit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com