
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për tentim hyrje në sistemin e Kuvendit të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së enjtes gjatë kohës që protestuesit kishin filluar të mblidheshin para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar kundër votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit.
Sipas policisë i dyshuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv, më pas atij ni cili janë konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com