Arrestohet analisti i bankës në Gjilan, dyshohet për marrje ryshfeti

Arrestohet analisti i bankës në Gjilan, dyshohet për marrje ryshfeti

Një analist në një bankë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i marrë ryshfet një klienti për t’i lëshuar në këmbim një kredi prej 3 mijë eurove.

Siç njofton Policia e Kosovës, ryshfeti i pranuar nga i dyshuari është 500 euro.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 18 persona, prej të cilvë nëntë janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com