Azem Syla arrestohet nën dyshimin se tentoi të ndikoj te dëshmitari i mbrojtur

EULEX-i mëngjesin e sotëm e ka arrestuar Azem Sylën, i cilin ndodhej në arrest shtëpiak për rastin e njohur si “Toka”, me arsyetimin se ka tentuar të ndikoj në njërin nga dëshmitarët e mbrojtur.

Lajmin e ka konfirmuara avokati i Sylës, Tomë Gashi, i cili e ka quajtur “skandal të radhës” arrestimin e klientit të tij.

“Është skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse Eulex-i nuk e ka arrstuar personin të cilin e dine se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, sepse EULEX-I e pranon se ata kane qene në objektin e dëshmitarit të mbrojtur kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur”, shkruan Gashi në Facebook.

Gashi gjithashtu ka njoftuar se sipas vendimit të Gjykatës,  Syla sot do të dal përsëri para gjyqtarit të procedures.

Azem Syla bashkë me grupin prej 52 personave dyshohen për tjetërsim të pronave në Çagllavicë dhe Llapnasellë. / Insajderi.com