Albert Veliut, si shofer në Konsullatën e Kosovës në New York, mund ti ketë rënë të vozisë edhe rrugëve të Bronxit dhe kjo do të kishte qenë një kënaqësi për të, pasi personazhi i filmit me të cilin ai është identifikuar është një kriminel i madh nga ky shtet amerikan.
Historia e Veliut që të mërkurën u arrestua nga autoritetet amerikane nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve dhe e personazhit “Benny Blanco” nga filmi “Carlito’s Way” me rol kryesor Al Pacinon, është pak a shumë e njëjtë.
Veliu ka arritur të mashtrojë shtetin e Kosovës ndërsa Benny Blanco në filmin e regjisorit Martin Bregman arrin ta mashtrojë bosin e krimit dhe drogës Carlito.
Filmi për Carliton është një ndër filmat më të respektuar të aktorit Al Pacino pas “The GoodFather” sipas kritikës amerikane të filmit, për shkak të shtrirje kinematografike të historisë kriminale, ndërsa “filmi” për Albert Veliun a.k.a “Benny Blanco” është një histori që tregon dështimin e shtetit për të punësuar njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me krimin.
Arrestimi i tij, të martën, ka qitur në pah edhe arsyen pse Velut i referohen me këtë nofkë, pasi vet Veliu skaj emrit të vërtetë në llogarinë e tij në FB e ka të vendosur edhe nofkën e tij “Benny Blanco”, shkruan Insajderi.
Por Ministrisë së Punëve të Jashtme, duket se nuk u ka bërë përshtypje ky detaj, kur ka vendosur ta punësoj si shofer në institucionin diplomatik në SHBA, edhe pas arrestimit e ka shkarkuar nga detyra.
Në filmin “Carlito’s Way”, Benny Blanco është personazhi që në fund të filmit e vret Carliton, në një stacion treni, ku Carlito është gati të përfundoj misionin e tij, largimin nga krimi dhe ikjen në Karaibe.
Para kësaj, Carlito hedhë poshtë disa oferta për partneritet Benny Blanco (luajtur nga aktori John Legyizamo). Gjërat fillohen të nxehen kur Carlito nisë një romancë me ish-të dashurën e Benny Blancos, një balerinë e klubeve të natës.
Benny Blanco, megjithatë në një rast shpëtohet nga vet Carlito por kjo nuk e bënë atë të jetë mirënjohës.
Teksa Carlito shkon për të kapur trenin ku dy bashkëpunëtorët e tij Gail dhe Pachanga e presin, ai zihet në prit nga Benny Blanco. Ai e qëllon Carliton disa herë në bark me një armë dhe i tregon se bashkëpunëtori i tij Pachanga është tashmë bashkëpunëtor i tij.
Megjithatë në “filmin” e shtetit të Kosovës, Benny Blanco (Agim Veliu), nuk del triumfues.
Ai nuk arrin të vras aski por as nuk “vritet” nga shteti i Kosovës por nga një shtet tjetër, ai i SHBA-së.
Zyrtari i konsullatës kosovare u arrestua dje bashkë me vëllain e tij dhe disa shokë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar të trafikut të drogës e armëve.
Zyrtari i konsullatës, Veliu u arrestua nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve, shkruan Insajderi.
Dyshohet se Veliu, 34 vjeçar, së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës.
Veliu kishte ndihmës edhe katër kosovarë tjerë, Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu.
Ata kishin bërë pastrim parash në vlerë prej 800, 000 mijë dollarë.
Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe./Insajderi.com