Bordi i KEK-ut jep tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente

Bordi i KEK-ut jep tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente

Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut gjatë ditë së sotme janë takuar për të diskutuar rreth situatës së fundit energjetike në vend, dhe paralajmërimeve për një kolaps të mundshëm energjetik.

Në këtë takim, siç merr vesh Insajderi, Bordi ka diskutuar për tri opsione për tejkalimin e gjendjes emergjente.

“Angazhimi   me banor me pjesën që qeveria ka vendosur t’i shpronësojë, me qenë më vigjilent dhe për të vepruar për interesin e përgjithshëm të vendit, me marrëveshje që kanë bazë ligjore dhe mundësojnë vazhdim të veprimtarisë xehetarë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në opsionin e parë të nxjerrë nga Bordi i KEK-ut.

Opsioni i dytë sipas këtij Bordi, është parandalimi i ndonjë katastrofe për ndonjë zonë aty.

“Të ndërmerren veprime që parashohin parandalimin e ndonjë katastrofe për ndonjë zonë ose banor. (kjo është e paraparë edhe me ligjet në fuqi, ligji mbi emergjenca që lejon veprim preventiv të agjencionit për menaxhimin e emergjencave)”, thuhet të jetë propozuar si opsion i dytë.

Dhe opsioni i tretë që Bordi i KEK-ut e ka propozuar, është që të pritet procesi i shpronësimit sipas vendimit të Qeverisë.

“Që të pritet deri në përfundimin e procesit të shpronësimit, sipas vendimit të qeverisë Nr: 05/150, për shpronësim dhe i cili në afatin më optimal pritet të përfundojë me 15 Tetor”, thuhet në opsionin e tretë, merr vesh Insajderi.

Bordi dhe Menaxhmenti thonë se do të angazhohen së bashku me institucionet vendimmarrëse për furnizim të pandërprerë të qytetarëve me energji, si një ndër objektivat kryesore të korporatës./Insajderi.com