
Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se tashmë festa për fitoren e “Fillimit të ri” ka filluar.
Ajo ka postuar disa fotografi ku shihen disa qytetarë duke shkuar në qendrat e votimit në Skenderaj me daire e këngë.
“Festa veç ka filluar për Fillimin e Ri! Gëzimi ndër shqiptarë nuk bëhet pa daulle! Le të jehojë ky tingull shqiptar përjetësisht në këto troje! Rrnofshim plot shëndet e gëzime! Natyrisht, gjithë bashkë!”, ka shkruar ajo.