Puhije Demaku anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se ish bashkëpartiakja e saj tash kandidate për ambasadore në Itali Alma Lama, nuk është e përgatitur për ambasadore. Sipas Demakut, Lamës i mungojnë aftësitë bazike për të qenë ambasadore.
Demaku përmes një statusi në Facebook ka thanë se Lama ka refuzuar t`i përgjigjet pyetjeve që ka pasur ndaj saj.
“Zonja Lama nën pretekstin se e paska ofenduar një kolege i imi dhe unë nuk paskam reaguar ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mia në komision”.
“ Unë personalisht jam bindur se ajo nuk është aspak e përgatitur për pozitën në fjalë dhe sjellja e sotme është dëshmi se zonjës Lama i mungojnë aftësitë bazike për të qenë ambasadore”, ka shkruar Demaku.
Deputetja Demaku ka publikuar pyetjet që i ka pasur ndaj Lamës.
“Këto janë pyetjet e mia, e në raport të komisionit do t’a them po të njëjtën. Ky është kulmi i arrogances!”, përfundon statusi i Demakut. /Insajderi.com