Arian Janova, i dënuar për rastin e ish-studentëve dhe ish-asistentëve për marrje ryshfeti në regjistrimin e studentëve të UP-së, ka thënë se vendimi i sotëm ndaj tyre nga Gjykata Themelore, është absurd i pabazë dhe jo-profesional.
Në një intervistë të dhënë në Ora e Fundit, Janova mohoi të ketë kryer veprat e tilla për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, përmes të të hollave, transmeton Klan Kosova.
”Sot është marre një vendim absurd, i pabaze dhe jo profesional, ku Gjykata Themelore ne Prishtine, me ka dhënë dënimin prej tete muajsh burgim. Ne kemi shpresuar qe do te ketë drejtësi”, ka thënë ai.
Madje Janova ka thënë se ai ka mundur të ikë nga Kosova pasi ka pasur vizë Schengen,por ka qëndruar në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.
Vetën e ka quajtur “kurban” të drejtësisë.
”Për shkak të sistemit të drejtësisë, ka ndodh që disa të tjerë të amnistohen e ky rast të kthehet në kurban. Prokuroria nuk ka arrit në asnjërën nga këto vepra, që t’i vërtetoi e në fund për çudi për me bë këtë skandal më kanë ngarku me veprën për veprën penale ushtrim ndikimi. Kjo vepër as nuk është provu”.
”Gjatë gjithë kohës me të cilën jam përball me një proces gjyqësor, kam kërkuar që Prokuroria të sjell persona adekuat. Nuk mund ta dënosh një njëri ku gjatë procesit për katër vjet që rregullon ligjin mbi arsimin e lartë, nuk kanë qenë në asnjë seancë as në cilësinë e dëshmitarit, e mua më kanë dënuar për një vepër të ushtrimit të ndikimit”, ka thënë Janova/Insajderi.com
400 euro provimi, 10.000 euro regjistrimi – krimet e asistentëve të UP-së