Deputeti Danush Ademi tërheq nënshkrimin për seancë për Astrit Deharin

Deputeti Danush Ademi tërheq nënshkrimin për seancë për Astrit Deharin

Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjuvca, ka bërë të ditur se kanë dështuar sërish t’i mbledhin 40 nënshkrime për shkak se deputeti Danush Ademi e ka tërhequr nënshkrimin në momentin e fundit.

“Sapo i kemi bërë 40 nënshkrime dhe ishim të gatshëm të procedonim seancën. Dhe ndodhi sërish intervenimi i pushtetit. Danush Ademi i cili tërheq nënshkrimin e tij dhe kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe pos që Kadri Veseli dhe pushteti të organizohen për të mos u mbajtur kjo seancë për Astrit Deharin”, ka thënë Konjuvca në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se “vetë këta njerëz që po përpiqen të mos mbahet kjo seancë, janë përgjegjës për vdekjes e Astrit Deharit”.

“Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet se kjo do të ishte politizim i rastit të Arstit Deharit”, shtoi ai.

Ai ka thënë se kështu po behet politizimi i policisë, komponentës së hetuesisë, e prokurorëve.

Danush Ademi është nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe bën pjesë në gurin parlamentar 6+/Insajderi.com